Vaksina anti-Covid/ Conte jep shpresë për italianët: Dozat e para mund të jenë gati në fillim të dhjetorit

Vaksina anti-Covid/ Conte jep shpresë për italianët: Dozat e para mund të jenë gati në fillim të dhjetorit

23:10, 20/10/2020
A+ Aa A-

Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Itali që në fillim të dhjetorit, por gjithçka varet nga rezultati i testeve në fazën përfundimtare, deklaroi Kryeministri Giuseppe Conte.

‘ Nëse vaksina e Oxford-Irbm Pomezia-Astrazeneca përfundon javët e ardhshme, dozat e para do të jenë gati në dhjetor’, tha Conte.

Vaksina e Oksfordit është një nga dy vaksinat që vlerësohet nga EMA, Autoriteti Evropian i Barnave, së bashku me atë të studiuar nga Pfizer. Te kjo e dyta kanë varur shpresat edhe në SHBA. Ishte CEO i kompanisë që njoftoi se analiza e parë paraprake mbi të dhënat e provës, dhe kërkesa pasuese për aprovimin emergjent te FDA, mund të mbërrijë në javën e tretë të nëntorit.

I njëjti afat kohor teorik, me analizën e ndërmjetme në nëntor dhe miratimin e mundshëm në dhjetor, u hipotetizua gjithashtu nga CEO i Moderna, një kompani tjetër që ka një vaksinë të fazës 3. “Analiza e parë ndoshta do të bëhet në nëntor, por është e vështirë të thuash saktësisht në cilën javë sepse kjo varet nga numri i rasteve. Nëse, nga ana tjetër, do të duhet më shumë kohë për të marrë rezultatet, drita jeshile mund të vijë vitin tjetër“.

Rritja e rasteve në Itali, rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Ashtu siç pritej, njeh rritje të re sot bilanci i pandemisë në Itali. Sipas autoriteteve, janë 10.874 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9338.

Në rritje edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë,  e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e të enjtes. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit, dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor, për momentin.

Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Kampanja, por duke filluar nga e premtja, dhe mund të pasohet së shpejti nga rajone të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco