Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

‘Dimri do të jetë i vështirë’/ OBSH: Të punojmë bashkë që të shpëtojmë jetë

‘Dimri do të jetë i vështirë’/ OBSH: Të punojmë bashkë që të shpëtojmë jetë

23:04, 20/10/2020
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi një dimër të vështirë.

“Dimri po vjen dhe ne e dimë se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë”, u shpreh drejtori i OBSH.

Më tej ai shtoi se duke punuar të gjithë së bashku do mund të shpëtohen jetë dhe situata mund të mbahet nën kontroll.

“Duke punuar së bashku dhe duke shpërndarë furnizime shëndetësore mund të shpëtojmë jetë.  Duhet  të kemi furnizim me masa mbrojtëse personale, aparatura për oksigjenit, deksametazon dhe vaksina kur ato të jenë të sigurta dhe efektive, ne mund ta kalojmë këtë pandemi”, tha Ghebreyesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco