SHBA hedh në gjyq Google/ Çfarë do të prodhojë kjo betejë?

SHBA hedh në gjyq Google/ Çfarë do të prodhojë kjo betejë?

20:28, 20/10/2020
A+ Aa A-

Qeveria amerikane ka paditur gjigantin Google, të cilin e akuzon se ka shkelur ligjin e konkurrencës për të ruajtur monopolin mbi kërkimet në internet dhe reklamat online. Kjo padi është sfida më e madhe që i bëhet gjigantëve të teknologjisë nga autoritetet amerikane

Nga Rory Cellan-Jones, BBC

Përballja me një gjigant si Google do të jetë një nga gjyqet më të mëdha të konkurrencës në dekada.

Por çështja në fjalë, ku do vendoset nëse kompania me bazë në Kaliforni ka abuzuar me fuqinë e saj në treg- mund të zgjasë me vite.

Rregullatorët europianë kanë hapur të parët udhën për të ndërmarrë të tilla veprime kundër gjigantëve të teknologjisë.

Por kjo lëvizje nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është një shenjë se gjërat nuk i kanë mirë edhe në shtëpi.

Ankesa thotë se dy dekada më parë, Google ishte një start-up novator, por tani është portieri monopol në internet.

Google akuzohet se ka përdorur teknika anti-konkurrencë për të mbyllur rivalët dhe për të zgjeruar monopolin.

Google thotë se e përdorin atë sepse njerëzit vendosin vetë ta bëjnë këtë gjë, jo sepse janë detyruar.

Të vendosësh se kush ka të drejtë, nuk do jetë një vendim i shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco