Sërish shifra të larta/ Italia regjistron 89 viktima dhe rreth 11 mijë raste të reja me COVID-19

Sërish shifra të larta/ Italia regjistron 89 viktima dhe rreth 11 mijë raste të reja me COVID-19

19:24, 20/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar sërish rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë infektuar 10.874 persona nga 144.737 tamponë të kryer.

Gjithashtu janë rritur edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396, Campanja me 1312 dhe Lazio me 1.224.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e ditës së enjte. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco