‘Projekt-ligj për simbolet fetare’/ Erdogan sulmon Macron: Përdor Islamin për arsye të brendshme

‘Projekt-ligj për simbolet fetare’/ Erdogan sulmon Macron: Përdor Islamin për arsye të brendshme

17:48, 20/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar edhe njëherë Presidentin francez Emmanuel Macron mbi një projekt-ligj për të ndaluar simbolet fetare.

Erdogan thekson se ky veprim, tregon se Macron po përpiqet të luftojë Islamin përmes iniciativave të tilla.

“Ata që shqetësohen nga ngritja e Islamit po paraqesin kriza që ata vetë i kanë krijuar si një justifikim për të sulmuar fenë tonë,” i tha ai samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të Martën.

Presidenti turk madje argumentoi se anti-myslimanizmi dhe retorika anti-myslimane janë sot mjetet më të dobishme të politikave perëndimore për të kompensuar dështimet e tyre.

Së shpejti në Francë do të prezantohet një projekt-ligj të ri që  ndalon simbolet fetare. Kjo prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike.

Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve. Shteti francez gjithashtu do të kërkojë të shpërndajë shoqatat jo për kryerjen e akteve të paligjshme, por për përhapjen e ideve në kundërshtim me frymën e Republikës Franceze.

Shteti do të jetë në gjendje të ndërhyjë në rastet kur autoritetet lokale bëjnë lëshime për myslimanët, të tilla si “menutë fetare” në mensat shkollore ose hyrjen e veçantë në pishina. Projekt-ligji propozon gjithashtu një kufizim në arsimin në shtëpi, për të shmangur fenomenin e fëmijëve që ndjekin shkollat ??e paregjistruara që devijojnë nga kurrikula kombëtare. Projekt-ligji pritet të dërgohet në Parlament brenda muajit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leli20/10/2020 18:32

Shume mire e ka Franca,me keta. qe vrasin te pafajshem ne emer te fese tyre régressive e agresive. Kafshe qe nuk kane levizur nje gure qe kur u krijua kjo fe. Njesoj si komunistet: o me ne o kunfdra nesh. Qenefe!!! Eshte per ty o mullah!

Shto koment

Denonco