Indonezia ndalon furnizimin me karburant të avionëve spiunë amerikan P-8 Poseidon

Indonezia ndalon furnizimin me karburant të avionëve spiunë amerikan P-8 Poseidon

11:07, 20/10/2020
A+ Aa A-

Indonezia refuzoi këtë vit një propozim nga Shtetet e Bashkuara për të lejuar avionët e saj të mbikëqyrjes detare P-8 Poseidon të ulen dhe të furnizohen me karburant atje.

 Zyrtarët Amerikanë kontaktuan shumë zyrtarë të nivelit të lartë atje derisa presidenti I vendit, Joko Ëidodo, të kundërshtonte kërkesën.

Propozimi, i cili erdhi ndërsa SH.B.A. dhe Kina përshkallëzuan garën e tyre për ndikim në Azinë Juglindore, befasoi qeverinë e Indonezisë, thanë zyrtarët, sepse Indonezia ka një politikë të gjatë të neutralitetit të politikës së jashtme. Vendi nuk i ka lejuar kurrë ushtarakët e huaj të veprojnë atje.

P-8 luan një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e aktivitetit ushtarak të Kinës në Detin e Kinës Jugore, pjesë që Pekini e pretendon si territor sovran.

Vietnami, Malajzia, Filipinet dhe Brunei kanë pretendime e tyre në këtë pjesë detare që është epasur me burime dhe rigjeneron rreth 3 trilion dollar në vit.

Indonezia është një vend që nuk është përfshirë drejtëpërdrejtë por edhe ajo ka pretendimet e vet në detin e Kinës Jugore, ajo vazhdimisht ka sprapsur anijet kineze ushtarake dhe të peshkimit nga territori I pretenduar nga ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco