Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Robin Hudi modern/ Hakerat që dhurojnë paratë e vjedhura për bamirësi

Robin Hudi modern/ Hakerat që dhurojnë paratë e vjedhura për bamirësi

11:06, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një grup hakerash po dhuron paratë e vjedhura për bamirësi. Ky krim kibernetik ka befasuar ekspertët, raporton BBC.

Këta hakera, të njohur si Darkside pretendojnë se kanë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, por thonë se duan ta bëjnë botën një vend më të mirë.

Në një postim në ‘dark web’, ata kanë postuar faturat prej 10 mijë dollarë në kripto-monedha, që do ia dhurojnë dy shoqatave të bamirësisë. Njëra prej tyre është Children International. Ata thonë se nuk do i mbajnë paratë. Kjo organizatë punon për fëmijët në vendet më të varfra në planet.

Kjo lëvizje shihet si e çuditshme dhe një zhvillim shqetësues, jo vetëm moralisht, po edhe ligjërisht, shkruan BBC.

Hakerat pretendojnë se shënjestrojnë vetëm kompanitë që dalin më fitim. Ata i mbajnë peng sistemet IT të këtyre kompanive derisa të paguhet një gjobë prej tyre.

Eksperti Brett Callow thotë se është hera e parë që po përballen me një situatë të tillë. Sipas tij, hakerat mund të dhurojnë paratë për bamirësi që të çlirohen nga ndjenja e fajit ose sepse duan të duken si Robin Hudët modernë.

Ky grup hakerash është relativisht i ri, megjithatë të dhënat tregojnë se janë aktivë në zhvatjen e fondeve nga viktimat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco