SHBA/ Gati plani për të hequr nga lista e ‘zezë’ Sudanin

SHBA/ Gati plani për të hequr nga lista e ‘zezë’ Sudanin

10:08, 20/10/2020
A+ Aa A-

Pas muajsh negociatash midis qeverisë tranzitore Sudaneze dhe administratës amerikane rreth një marrëveshjeje për të hequr Sudanin nga lista e sponsorizuesve të terrorizmit (SST), u bë publike pas një postimi në Twitter.

“Lajm i madh!" Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi në Twitter të hënën se “Qeveria e re e Sudanit, e cila po bën përparim të madh, ra dakord të paguante 335 MILION $ për viktimat e terrorit dhe familjet e SH.B.A. Pasi të depozitohem, unë do ta heq Sudanin nga lista e Sponzoruesve të Shtetit të Terrorizmit. Më në fund, DREJTSI për popullin amerikan dhe hap i madh për Sudanin!

Kryeministri Sudanez Abdalla Hamdok e mirpriti këtë njoftim nga administrate Trump, qeveria e tij bëri progres dhe hapa të shpejta për ta hequr nga lista e zezë Sudanin në mënyrë që ekonomia të ri-ngrihet përsëri.

SH.B.A. e vendosi Sudanin në listë në 1993, katër vjet pasi al-Bashir mori pushtetin, duke akuzuar qeverinë e tij për mbështetjen e "terrorizmit" duke strehuar liderin e al-Kaidës Osama bin Laden.

Uashingtoni më tej akuzoi Khartoum për sigurimin e mbështetjes logjistike dhe financiare të al-Kaidës dhe për ndihmën e saj për të bombarduar ambasadat e SHBA në Dar Es Salaam, Tanzani dhe Nairobi, Kenia në 1998 dhe për të sulmuar USS Cole jashtë portit të Adenit në 2000. Ajo gjithashtu vendosi sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike dhe tregtare mbi Sudanin të cilat u lehtësuan vetëm nga ish Presidenti i SHBA Barack Obama gjatë javëve të tij të fundit në detyrë në 2017.

Në këmbim të heqjes nga lista, qeveria kalimtare e Sudanit ka rënë dakord të paguajë 335 milion dollarë për viktimat e sulmeve ndaj ambasadave dhe shkatërruesit amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco