Sulm i kibernetik i organizuar nga Rusia do të kërcënonte Lojërat Olimpike në Japoni

Sulm i kibernetik i organizuar nga Rusia do të kërcënonte Lojërat Olimpike në Japoni

09:48, 20/10/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësi kryesor i qeverisë japoneze tha të martën se vendi do të vendosë kundërmasa të sulmit kibernetik për të siguruar që Lojërat Olimpike të Tokios të jenë të suksesshme.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara dënuan sulmet kibernetike që ishin përgatitur nga inteligjenca ushtarake ruse, duke përfshirë edhe përpjekjen për të dëmtuar Lojërat Olimpike të Tokios.

Lojërat Olimpike ishin caktuar këtë vit por u shtynë për shkak të pandemisë së Covid 19.

Kryesekretari i kabinetit Katsunobu Kato tha se Japonia ishte në kontakte të ngushta me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për të zbuluar më shumë rreth sulmit që ishte përgatitur.

Sulmet në Lojërat 2020 janë përpjekjet e fundit në një varg përpjekjesh sulmuese kundër organizatave sportive ndërkombëtare që zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se janë orkestruar nga Rusia që kur skandali i saj i dopingut shpërtheu pesë vjet më pare ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco