Bastisje dhe arrestime në masë, policia franceze ndalon 15 persona pas vrasjes së mësuesit

Bastisje dhe arrestime në masë, policia franceze ndalon 15 persona pas vrasjes së mësuesit

09:15, 20/10/2020
A+ Aa A-

Pas vrasjes e mësuesit Samuel Paty në afërsi të parisit policia franceze ka kryer shumë bastisje duke arrestuar rreth 15 persona ku 4 prej tyre janë studebtë.

Një person “i cili është dënuar më parë për veprime terroriste dhe pretendon se kishte lidhje me një vrasës” është gjithashtu në paraburgim.

Të njëjtat burime deklaruan se një ose më shumë studentë, ndoshta për kompensim monetar, i treguan vrasësit, Abdullah Anzarov (18), se ku ndodhej Paty.

Gjyshi i vrasësit, prindërit dhe vëllai 17-vjeçar u arrestuan menjëherë pas sulmit të tmerrshëm. Mijëra njerëz u mblodhën në tubime në të gjithë vendin të dielën për të nderuar  Paty dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës. Një ceremoni do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Qeveria nga ana tjetër ka deklaruar se po heton 51 shoqata myslimane franceze. Sipas njoftimit nëse ndonjë nga shoqatat promovon urrejtjen, do të mbyllen

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco