VIDEO/ Ushtria Britanike teston kostumet fluturuese për bastisjen e anijeve të ‘armikut’

VIDEO/ Ushtria Britanike teston kostumet fluturuese për bastisjen e anijeve të ‘armikut’

19:10, 19/10/2020
A+ Aa A-

Këto janë momentet e pabesueshme ku efektivë të marinës britanike praktikojnë zbarkimet surprizë në anijet armike me anë të kostumeve të fluturimit si ato ne filmat fantastikë të tipit “Iron Man”.

Në video shihet një njeri duke fluturuar në ajër nga barka e marinsave te anija që po bastiset. Pasi ulet aty me sukses ai ngrihet përsëri në ajër për t’u kthyer te barka e sulmit.

Video e aksionit u publikua fillimisht nga Instituti Detar i SHBA me titullin: “Marina britanike teston kostumet ushtarake për operacione të shpejta të marrjes së kontrollit të anijeve

Aty shtohet se marina e SHBA po teston një mjet të tillë që mund të arrijë shpejtësi deri në 270 km në orë.

Kostumet fluturuese Jet Suit prodhohen nga kompania e re britanike Gravity Industrie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco