Ngacmonte seksualisht gratë,  jep dorëheqjen Kryetari Bashkisë së Kopenhagenit

Ngacmonte seksualisht gratë, jep dorëheqjen Kryetari Bashkisë së Kopenhagenit

14:18, 19/10/2020
A+ Aa A-

Frank Jensen, kryetari i bashkisë së Kopenhagen dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmin seksual ndaj disa grave.

Ai e ka pranuar veprim e kryer dhe i ka kërkuar falje të gjitha femrave që ka abuzuar me to.

Jensen, i cili do të largohet gjithashtu si deputet i Partisë Social Demokratike qeverisëse të Danimarkës, ka shërbyer si Lord Kryetari i Komunës së Kopenhagës që nga viti 2010.

Një artikull të publikuar nga e përditshmja  Jyllands-Posten sillte dëshminë e dy grave njëra prej tyre e punësuar nga Social Demokratët se janë ngacmuar dhe prekur nga Jensen kundër dëshirës së tyre, episode që ka ndodhur gjatë vitit 2012 dhe 2017.

Në një postim në Facebook herët të hënën, Jensen tha se ai kishte qenë pjesë e një kulture "të dëmshme" dhe "të vjetër" në Partinë Social Demokrate.

"Unë do të doja t'u kërkoja falje grave që kam ofenduar," tha Jensen në një konferencë për shtyp.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se ajo i mori akuzat "shumë seriozisht".

"Është e qartë që ne në Partinë Social Demokrate kemi probleme dhe kjo duhet të ndryshojë tani," tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco