Sulm me raketë në Nagorni Karabak, 13 të vdekur dhe 50 të plagosur

Sulm me raketë në Nagorni Karabak, 13 të vdekur dhe 50 të plagosur

21:06, 17/10/2020

Një sulm me raketa ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit ku kanë mbetur 13 persona të vdekur dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë.

Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve. Edhe një tjetër raketë goditi, pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe.

Ende nuk ka konfirmim, nëse diga është dëmtuar nga ky sulm. Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia.

Baku dhe Jerevani kanë pretenduar se kanë korrur fitore në luftimet në Nagorno Karabak, një territor që banohet me rreth 150,000 etnikë armenë. Luftimet nisën më 27 shtator.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco