Vetëm popullariteti nuk i zgjidh krizat e vështira

Vetëm popullariteti nuk i zgjidh krizat e vështira

13:40, 17/10/2020

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern korri një fitore në zgjedhjet e përgjithshme. Partia Laburiste e saj fitoi 49 përqind të votave, kurse opozita mori vetëm 29 përqind. Ajo u bë e famshme për shkak të mënyrës se si po e menaxhon pandeminë. Por rruga e saj nuk do jetë e lehtë

Nga Shaimaa Khalil, BBC

Këto nuk do ishin një palë zgjedhje ku rezultati do pritej me ankth. Sondazhet e publikut e kishin vendosur zonjën Ardern në kursin e fitores së një mandati të dytë. Rezultatet kanë konfirmuar atë që të gjithë e dinin tashmë.

Pyetja e vërtetë ishte sa thellë do të fitonte Jacinda Ardern dhe partia e saj. Sipas të gjitha standardeve, kjo është një fitore të jashtëzakonshme.

Është një fitore e madhe për një parti që ka përfituar nga fuqia prej ylli e kryetares së saj.

Zonja Ardern ka udhëhequr Zelandën e Re përmes një sulmi terrorist, një katastrofe natyrore dhe një pandemie globale- dhe e ka bërë këtë duke u përqendruar te mirësia dhe dhembshuria.

Por gjërat do jenë ndryshe gjatë mandatit të dytë. Zelanda e Re është në recesion për herë të parë në 11 vite dhe Laburistët janë kritikuar se nuk kanë një plan të qartë për të marrë veten nga Covid-19. Një pjesë e madhe e punës do të përqendrohet te ekonomia, në një kohë kur pandemia është akoma e fuqishme.

Do të duhet më shumë sesa popullariteti dhe karizma e zonjës Ardern për të bërë këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco