FOTO/ Joe Biden presion Ukrainës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm që hetonte kompaninë e të birit

FOTO/ Joe Biden presion Ukrainës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm që hetonte kompaninë e të birit

14:50, 16/10/2020
A+ Aa A-

Hunter Biden, djali i kandidatit të Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ia prezantoi të atin, në atë kohë zëvendës Presidenti i SHBA Joe Biden, një drejtuesi të lartë në një firme energjie ukrainase, më pak se një vit para se Joe të ushtronte presion mbi zyrtarë qeveritarë në Ukrainë për të shkarkuar një prokuror që po hetonte kompaninë.

Takimi i pazbuluar më parë përmendet në një mesazh mirënjohjeje që Vadim Pozharski, këshilltar i bordit të kompanisë Burisma, i ka dërguar Hunter Bidenit më 17 prill 2005, rreth një vit pasi Hunter u bë anëtar i bordit të Burismas me një pagë që thuhet të ketë qenë 50 mijë dollarë në muaj.

Emaile të zbuluara tani pretendojnë të tregojnë se Joe Biden vizitoi Ukrainën vetëm një muaj pasi një ekzekutiv biznesi ukrainas i kërkoi djalit të tij Hunter të rregullonte ardhjen në vend të ‘politikëbërësve amerikanë shumë të njohur dhe influencues’.

Zbuluar në programin Tucker Carlson Tonight në Fox News, emaili i nëntorit 2015 nga Vadim Pozharski thoshte se vizitat ishin të nevojshme ‘për të mbyllur çdo përndjekje ndaj kreut të firmës Burisma’, ku Hunter Biden ishte anëtar bordi.

Gjatë vizitës që kreu një muaj më pas, Biden ia doli të ushtronte me sukses presion mbi autoritetet ukrainase, duke shkaktuar shkarkimin e prokurorit që po hetonte mbi biznesin e Pozharskit.

Carlson zbuloi edhe një tjetër email ekskluziv dërguar Hunterit nga kompania PR Blue Star Strategies, ku flitej për udhëtimin e Bidenit në Ukrainë si zëvendëspresident i SHBA atë vit.

Në emailin e parë, datë 2 nëntor 2015, dërguar nga Pozharski, biznesmeni thoshte se qëllimi i emailit ishte ‘për të qenë në të njëjtën me qëllimet tona finale... përfshirë por jo limituar me një kurs konkret veprimesh’.

Carlson shoi se sipas emaileve që kishin parë, ekzekutivi donte që ‘zyrtarët amerikanë të rangut të lartë të shprehnin opinionin e tyre pozitiv për Burisma’.

‘Qëllimi i punës duhet të përfshirë edhe organizimin e një vizite në nëntor në Ukrainë të një politikëbërësi aktual apo ish, shumë të njohur dhe influencues’, thuhet në email, ku shtohej se synoheshin ‘takime dhe përcjellje sinjalesh/mesazhesh pozitive dhe përkrahjeje’, si dhe ‘mbyllja e ndonjë çështjeje/përndjekje ndaj kreut të Burisma në Ukrainë’.

Carlson tha se emaili i kërkonte hapur Hunterit ndihmën e babait të tij për të nxjerrë nga telashet kompaninë.

Biden e vizitoi Ukrainën më 7-8 dhjetor 2015, e pesta nga gjashtë vizitat e tij atje si zëvendëspresident. Vetëm dy nga udhëtimet u bënë pasi Hunter kishte hyrë në bordin e Burisma.

Më pak se tetë muaj pasi Pozharski falënderonte Hunter Biden për prezantimin me të atin, ai ushtroi presion mbi presidentitn Petro Poroshenko dhe kryeministrin Arsenij Jacenjuk që të hiqnin qafe Prokurorin e Përgjithshëm Viktor Shokin, duke kërcënuar me bllokimin e huasë 1 miliard dollarë.

‘I pashë dhe u thashë: Unë iki për gjashtë orë. Nëse prokurori nuk shkarkohet, nuk do t’i merrni paratë’, u mburr Biden para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë më 2018.

‘Biri i kurvës, u shkarkua’.

Shokin ka bërë të ditur se ai kishte bërë plane specifike për hetimin e Burismas që ‘përfshinin marrje në pyetje dhe procedura të tjera të hetimit të krimeve për gjithë anëtarët e bordit ekzekutiv, përfshirë Hunter Biden’.

Joe Biden këmbënguli se SHBA kërkonin shkarkimin e Shokin për arsye korrupsioni, një shqetësim që e kishte edhe Bashkimi Evropian.

Gazetari i Fox thotë se koha e shkurtër midis emailit dhe vizitës – gjatë së cilës Biden ushtroi presion për shkarkimin e prokurorit që po hetonte Burisma – tregon se zëvendëspresidenti ishte ndikuar nga i biri.

‘Kështu funksionokan gjërat në Shtëpinë e Bardhë?’, pyeti Carlson. ‘Ta modelosh politikën e jashtme për të pasuar djalin?’

Ai vuri në dukje edhe se edhe vetë Biden mund të ketë përfituar, duke iu referuar një emaili dërguar nga Hunter fëmijëve të tij, ku shkruante se ndryshe nga gjyshi i tyre, ai nuk do t’u merrte gjysmën e të ardhurave. Carlson thotë se kjo mund të ketë lidhje me marrëveshjen Burisma.

Ai shtoi se emailet nuk janë verifikuar tërësisht, por pretendoi se nëse janë false, ‘ky është mashtrimi më kompleks e më i sofistikuar në histori, duket pothuajse përtej kapacitetit njerëzor’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/10/2020 00:24

Kur vjedhin dhe korruptojnë të majtët konsiderohen sevap, sepse kanë qëllime të mira, prandaj edhe nuk ndiqen nga drejtësia dhe nga opinioni publik. Hynllari si sekretare shteti me atë Bilin kurvar, bënë kërdinë nëpër botë duke shitur favore në këmbim të lumenjve të parave në favor të fondacionit Klinton. Këto vërtetohen me emailet e serverit të saj privat ku bënte punët e shtetit amerikan në favor të familjes. Kanë shitur çdo interes të shtetit amerikan vetëm e vetëm për të rrëzuar Trump, me çmimin e shkatërrimit të Amerikës, vetëm e vetëm për të fituar pushtetin, kjo sepse Trump i shpartalloi privilegjet e oligarkisë në favor të punës së çliruar nga vargonjtë e oligarkëve. Jo më kot 80% e multimiliarderëve më të Amerikës janë të majtë. Kundërsens apo jo? Shikoni Ramën e "majtë" me 7 a 8 miliarderë të majtë. I bie që të jenë të djathtë ata 2 milion shqiptarë që nuk i mjafton buka, ato që arratisen nga sytë këmbët për mbijetesë ?!?!. Tash që doli edhe ai palla Albin Kurvi në favor të Bidesë e kundër Trump, si ai palla tjetër (Edvin) në 2016, tani mbaroi Trump. Çfarë qesharakësh si miza në bythë të kalit që mburret se tërheq karrocën. Na doli boja fare si komb nga këta pilitikinë të pjerdhur.

JimmyZ16/10/2020 16:07

Nje lajm interesant ! Pse nuk e shoqeroni ket lajm me presjonet e Trampit mbi Presidentin Ukrahinas , deri ne maser qe I pezulloje ndihmen 400 milioni $

Shto koment

Denonco