VIDEO/ Armenia rrëzon 5 helikopter dhe një avionë të forcave azere

VIDEO/ Armenia rrëzon 5 helikopter dhe një avionë të forcave azere

21:01, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se ushtria e Nago-Karabakut, ka rrëzuar një avion dhe një helikopter të Ajzerbajxhanit.

Menjëherë pas kësaj, u raportua se edhe dy avionë të tjerë u rrëzuan, raportojnë mediat e huaja.

“Dy avionë të tjerë u goditën. Kjo do të thotë që tre aeroplanë u rrëzuan sot. Për më tepër, dy helikopterë dhe gjashtë dronë u shkatërruan brenda ditës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan në profilin e tij në Facebook.

“Forcat e Nago-Karabakut rrëzuan një aeroplan dhe një helikopter në jug dhe juglindje të vendit” , shkroi zëdhënësja e Ministrisë Susan Stepanjan më parë në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë disa orë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se 15 automjete u shkatërruan dhe  të një sistem raketash BM-30 Smerch dhe gjashtë dronë u rrëzuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco