Sërish shifra të larta/ Mbretëria e Bashkuar njofton 55 vdekje të tjera nga COVID-19

Sërish shifra të larta/ Mbretëria e Bashkuar njofton 55 vdekje të tjera nga COVID-19

17:07, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ditë e sotme, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 55 vdekje të tjera nga Covid-19 sot në publikimin e saj të hershëm.

Sipas shpërndarjes gjeografike, 44 persona të tjerë u konfirmua se kishin vdekur në spitalet e Anglisë, së bashku me gjashtë në Uells, tre në Skoci dhe dy në Irlandën e Veriut.

Një azhurnim i plotë do të publikohet nga Departamenti i Shëndetësisë pasditen e sotme.

Lasjme shpresëdhënëse vijnë për britanikët, pasi të dhënat tani sugjerojnë se numri i madh i rasteve që kanë tronditur vendin në javët e fundit duket se po ngadalësohen.

Vlerësimet nga Studimi i Simptomës Covid të King's College të Londrës sugjerojnë se rritja e rasteve të reja ditore është vetëm 23 përqind më e lartë se javën e kaluar pasi ishte dyfishuar në javën e mëparshme, raporton Dailymial.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco