Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Kontroll shtetëror/ Turqi, hyn në fuqi ligji për rrjetet sociale. Reagon ‘Human Rights Watch’

Kontroll shtetëror/ Turqi, hyn në fuqi ligji për rrjetet sociale. Reagon ‘Human Rights Watch’

15:22, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ligji që imponon kontroll të fortë shtetëror ndaj mediave sociale, i cili u miratua në fund të korrikut nga Parlamenti turk mes polemikave të forta nga opozita dhe aktivistët për shprehjen e lirë, ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Facebook, Twitter dhe Youtube nga sot e tutje duhet të kenë një person lokal kontakti, ligjërisht përgjegjës për përmbajtjen dhe detyrimin për heqjen e atyre që gjykohen se duhen hequr me kërkesë të autoritetit gjyqësor.

Ligji prek rrjetet sociale me mbi një milion vizitorë unikë në ditë dhe kërkon që të dhënat e përdoruesve të tyre të katalogohen në serverat lokalë, duke rritur frikën e shkeljeve të privatësisë.

Nëse nuk arrijnë të përmbushin këto detyrime të reja, kompanitë do të përballen fillimisht me gjoba të mëdha, ndërprerje de facto dhe me ulje të gjerësisë së brezit deri në 90%.

Sipas AK, partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ky ligj i jep fund shpifjeve dhe fyerjeve.

Nga ana tjetër, shoqatat e të drejtave civile, kanë denoncuar ligjin dhe kanë akuzuar për një goditje të mëtejshme të lirisë së shprehjes në një vend ku shumica e mediave tradicionale është në duart e grupeve pro-qeveritare.

“Është e pamundur në një vend si Turqia të shtypësh e godasësh rrjetet sociale, të cilat janë pjesë e jetës së njerëzve”, është shprehur Emma Sinclair-Webb, drejtoresha e Human Rights Watch në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco