Covid 19 është shkaku i 500 000 martesave me vajzat në moshën e re

Covid 19 është shkaku i 500 000 martesave me vajzat në moshën e re

15:15, 01/10/2020
A+ Aa A-

Save the Children tha se Covid-19 kishte vënë 2.5 milion vajza në rrezikun e një martese të hershme deri në vitin 2025.

Pandemia është duke rritur varfërinë, duke i detyruar vajzat të largohen nga shkolla dhe të hyjnë në punë ose të martohen.

Vajzat në pjesë të Azisë Jugore, Afrikës dhe Amerikës Latine janë më të rrezikuara nga ky fenomen.

Save the Children  me seli në Mbretërinë e Bashkuar po u bën thirrje udhëheqësve botërorë që të angazhojnë më shumë fonde dhe mbështetje në përpjekjet për të adresuar martesën e fëmijëve dhe pabarazinë gjinore.

"Këto martesa shkelin të drejtat e vajzave dhe i lënë ato në rrezik në rritje të depresionit, dhunës gjatë gjithë jetës, paaftësive, madje edhe vdekjes," tha Karen Flanagan, një këshilltare për mbrojtjen e fëmijëve për Save the Children.

Ajo tha se 78.6 milion martesa fëmijë ishin parandaluar gjatë 25 viteve të fundit, por përparimi për t'i dhënë fund praktikës "ishte ngadalësuar"

Vetëm në vitin 2020, 500,000 vajza të tjera rrezikojnë të detyrohen të martohen që në moshën e re dhe deri në një milion më shumë pritet të mbeten shtatzënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco