Erdogan: Armenia, ky shtet hajdut do të përgjigjet për veprimet e bëra

Erdogan: Armenia, ky shtet hajdut do të përgjigjet për veprimet e bëra

14:44, 01/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka komentuar nga parlamenti mbi luftimet që po ndodhin mes forcave ushtarake armene dhe azere.

Erdogan ka shprehur mbështetjen e plotë për popullin e Azerbajxhanit duke I cilësuar ata si vëllezërit e tyre.

Zgjidhja e vetme dhe e drejtë është tërheqja e trupave armene nga zona e Nagori-Karabaut, dhe ata që mbështesin këta hajduta do të japin llogari, tha Erdogan.

“Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë të Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si ‘një komb, dy shtete’.

Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit azerbajxhanas që ata kanë pushtuar.

Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit.”- u shpreh në fjalën e tij Erdogan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco