Dhuna në Afganistan intensifikohet, sulmi me bombë trondit vendin

Dhuna në Afganistan intensifikohet, sulmi me bombë trondit vendin

14:28, 01/10/2020
A+ Aa A-

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë që u krye me autobombë mbi një stacion ushtarak në provincën jugore afgane Helmand.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak tha se një sulmues vetëvrasës ne automobil ka goditur një objekt të stacionit ushtarak në distriktin Vazir.

Ai tha se pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe katër civilë u vranë në sulm, ndërsa një fëmijë u plagos.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet në Afganistan nuk ndalen edhe pas fillimit të bisedimeve për paqe të nisura nga delegacionet e kryengritësve talebanë dhe qeverisë afgane nga mesi i muajit në Doha, Katar.

Qëllimi kryesor i bisedimeve mes dy palëve është t'i japë fund gati dy dekadave të konfliktit të armatosur në vend.

Afganistani është bastion i krizës shumë dekadëshe politike dhe të sigurisë gjë që reflektohet në luftën për epërsi midis lëvizjes talebane dhe forcave qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco