Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Zbardhet enigma në Japoni, ‘vrasësi i Twiter’ i pranon të gjitha akuza

Zbardhet enigma në Japoni, ‘vrasësi i Twiter’ i pranon të gjitha akuza

12:40, 01/10/2020
A+ Aa A-

Takahiro Shiraishi  i quajtur ‘vrasësi i Twiter’ i cili është arrestuar në vitin 2017 pasi ishte ekzekutor i disa vrasjeve dhe ka pranuar akuzën që i ka ngritur prokuroria.

Pjesët e trupave të viktimave u gjetën në banesën e tij nga policia pas kontrolleve të kryer.

Ai i tha një gjykate në Tokio të mërkurën se akuzat kundër tij "janë të gjitha të sakta".

Nëse dënohet për vrasje, Z. Shiraishi përballet me dënimin me vdekje, i cili kryhet me varje në Japoni.

Çështja gjyqësore ka tërhequr interes të gjerë, me më shumë se 600 njerëz të rreshtuar për 13 vende në galerinë publike për të parë seancën e parë të mërkurën, njoftoi transmetuesi publik NHK.

Prokuroria thotë se i akuzuari hapi një llogari në Twitter në Mars 2017 "për të kontaktuar gratë që mendojnë për vetëvrasje, të cilat ai i pa si shënjestra të lehta", tha NHK.

Tetë nga viktimat e tij ishin gra, njëra prej tyre ishte e moshës 15 vjeç.

Viktima e vetme mashkull, 20 vjeç, u vra pasi u përball me Z. Shiraishi për vendndodhjen e të dashurës së tij, raportuan mediat japoneze.

29-vjeçari besohet se ka joshur viktimat e tij duke u thënë atyre se ai mund t'i ndihmojë ata të vdesin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre.

Profili i tij në Twitter përmbante fjalët: "Unë dua të ndihmoj njerëzit që kanë vërtet dhimbje

 Vrasjet dolën në pah kur policia po kërkonte për zhdukjen e një vajze të re, pas vizitës në shtëpinë e Shiraishi ata zbuluan edhe krimet makabre që kishte bërë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco