BE nis procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar

BE nis procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar

12:25, 01/10/2020
A+ Aa A-

BE ka nisur procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar pasi ajo ka vendosur të mos heqë dorë nga legjislacioni i miratuar pak ditë më parë dhe që do të shkelte marrëveshjen e tërheqjes së Brexit dhe ligjin ndërkombëtar.

Brukseli i kishte dhënë kohë kryeministrit deri në fund të shtatorit për të hequr klauzolat e diskutueshme në projekt legjislacion, por Von der Leyen tha se "afati kishte mbaruar".

Duke kërkuar të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kushtet e marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar me Brukselin, Von der Leyen tha se Britania e Madhe tashmë kishte dështuar të përmbushë detyrimet e saj për të vepruar në "mirëbesim".

"Ne i kishim ftuar miqtë tanë Britanikë të hiqnin pjesët problematike të projektligjit të tyre të tregut të brendshëm, deri në fund të Shtatorit," tha ajo. “Ky projektligj është, për nga natyra e tij, një shkelje e detyrimit të mirëbesimit, të përcaktuar në marrëveshjen e tërheqjes. Për më tepër, nëse miratohet siç është, do të jetë në kundërshtim të plotë me protokollin për Irlandën dhe Irlandën e Veriut. "

“Komisioni ka vendosur t’i dërgojë një letër zyrtare qeverisë së Britanisë,” njoftoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco