Sondazhet/ Trump fiton pikë ndaj Biden

Sondazhet/ Trump fiton pikë ndaj Biden

11:29, 01/10/2020
A+ Aa A-

Debati i parë presidencial u karakterizua nga akuza dhe kundër akuza nga dy kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në SHBA me 3 nëntor.

Presidenti aktual, Trump e ka argumentuar se nën drejtimin e tij SHBA-ja ka ndërtuar ekonominë më të fortë që ka pasur ndonjëherë në histori.

Votimi elektronik do të sillte vonesa dhe deformim të votave, shumë njerëz do të mashtrohen dhe vota e tyre nuk do të shkoj për kandidatin që ata do të dëshirojnë.

Ndërsa kandidati, Biden ka zgjedhur si ‘Kalin e Trojës’ në fushatë keq menaxhimin e pandemisë së Covid 19 nga administrata Republikane.

Ai është shprehur gjatë debatit se Trump ka dështuar të siguroi dhe të mbrojë jetën e qytetarëve amerikan sepse 20% e viktimave në botë janë nga SHBA.

Ndërsa çmimet e barnave qëndrojnë akoma të pa ulura edhe pasi Trump e ka premtuar një gjë të tillë.

Por debati më shumë ishte një kakofoni, kandidatët merreshin me gjerat personale dhe jo me zgjidhjen dhe idetë se si Amerika do të dalë nga problemet ekonomike pas pandemisë.

Sondazh pas debatit nga Real Clear Politics shohin një afrim të presidentit Trump ndaj Biden.

Sondazhi tregon 49.7% për Biden dhe 43.1% për Trump, në krahasim që ditët e tjera sondazhet varionin në minus 8-9 pikë të Trump ndaj Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco