Navalny: Pretendoj se Putin qëndron pas sulmit ndaj meje

Navalny: Pretendoj se Putin qëndron pas sulmit ndaj meje

10:22, 01/10/2020
A+ Aa A-

Alexei Navalny i cili është një kritik i njohur ndaj Kremlinit dhe presidentit Vladimir Putin dha një intervistë për gazetën gjermane ku hodhi akuza të forta ndaj autoriteteve Ruse.

Navalny theksoi se prapa sulmit me agjentin nervor Novichok qëndron vetë presidenti Putin dhe se ndaj tij nuk kishte frikë.

Navaln u sëmur gjatë një udhëtimi nga Siberia, gjendja e tij ishte serioze dhe Gjermani ndërhyri ta mjekonte në spitalet e saj.

Ai u trajtua intensivisht në Gjermani dhe sipas mjekëve ishte sulmuar me një lëndë potencialit vdekjeprurëse.

"Unë pretendoj se Putini është prapa krimit dhe nuk kam ndonjë version tjetër të asaj që ka ndodhur," i tha Navalny Der Spiegel.

Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, i cili ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova të një krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco