Rusia i shtrin dorën dy palëve në konflikt mbi zonën e Karabakut, negociatat janë zgjidhja më e mirë

Rusia i shtrin dorën dy palëve në konflikt mbi zonën e Karabakut, negociatat janë zgjidhja më e mirë

10:11, 01/10/2020
A+ Aa A-

Rusia ka vendosur që të ndërmarrë hapa kontrate mbi luftën në Evropën Jug-Lindore që ka shpërthyer mes Armenëve Etnik dhe Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov kërkoi që të dy qeveritë të ulen në bisedime dhe të ndalin konfliktin e armatosur.

Lufta më e ashpër e zhvilluar që nga vitit 1994 për rajonin e Nagorni-Karabakut ka lënë pas më shumë se 100 viktima.

Më parë presidenti Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron që të bashkëpunonin dhe të shmangin një katastrofë ushtarake por edhe civile.

Rusia është pjesë e një aleance ushtarake me Armeninë dhe ka një bazë ushtarake në vend. Sidoqoftë, ajo gjithashtu ka lidhje të ngushta me qeverinë e Azerbajxhani.

Pasi Z. Macron dhe Z. Putin zhvilluan bisedime, Kremlini lëshoi një deklaratë duke thënë se ata kishin diskutuar hapat e ardhshëm që Grupi i Minskut i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) mund të ndërmarrë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit.

Grupi i Minskut u krijua në 1992 dhe kryesohet nga Franca, Rusia dhe SH.B.A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco