VIDEO: Momenti kur rrëzohet avioni luftarak me vlerë 100 mln USD

VIDEO: Momenti kur rrëzohet avioni luftarak me vlerë 100 mln USD

09:23, 01/10/2020
A+ Aa A-

Është publikuar një video që tregon momentin kur rrëzohet një avion luftarak me vlerë 100 milionë dollarë.

Avioni F-35 ra nga qielli pasi u përplas me një avion-cisternë. Ngjarja u regjistrua në Kaliforni.

Incidenti i rëndë ndodhi në ajër gjatë një operacioni rifurnizimi me karburant.

Për fat, piloti ia doli të parashutohej dhe të shpëtonte. Edhe avioni cisternë ia ka dalë të bëjë ulje emergjence. Të tetë anëtarët e bordit shpëtuan të palënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco