Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Merkel: Ja një mënyrë efikase për të mbajtur larg koronavirusin

Merkel: Ja një mënyrë efikase për të mbajtur larg koronavirusin

09:02, 01/10/2020
A+ Aa A-

Qeveria gjermane e ka shtuar ajrosjen e dhomave në listën e rregullave për të shmangur koronavirusin. Ekspertët kishin kërkuar prej muajsh që kjo të bëhej zyrtare.

Ky zakon është fiksim kombëtar në Gjermani. Atje njerëzit u hapin dritaret zakonisht dy herë në ditë, madje edhe në dimër.

Shpesh kjo kërkesë është klauzolë ligjore e detyrueshme në marrëveshjet e qirasë.

Por ndërsa disa mund të habiten, kancelarja Angela Merkel tha se “kjo mund të jetë një nga mënyrat më të lira dhe efektive për të mbajtur larg koronavirusin”.

Kancelarja tha se rregullorja e qeverisë kundër koronavirusit do të ndryshojë nga AHA, që nënkupton distancë, higjienë dhe mbulimin e dytyrës në AHACL, ku C nënkupton aplikacionin qeveritar për paralajmërimin e koronavirusit dhe L për ajrosjen e dhomave.

“Ajrosja e rregullt e të gjitha dhomave në ambiente private dhe publike mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e infeksionit,” thuhet në rekomandimin e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco