SHBA, qëllohen 7 persona gjatë një funerali

SHBA, qëllohen 7 persona gjatë një funerali

08:33, 01/10/2020
A+ Aa A-

Shtatë persona janë qëlluar gjatë një funerali në qytetin Milëaukee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:45 sipas orës lokale, njofton policia.

Me të mbërritur në vendngjarje policia gjeti shtatë persona të qëlluar. Sipas njoftimit të policisë, të qëlluar janë meshkuj dhe femra nga mosha 24 deri në 48 vjeç.

‘Ata janë dërguar në spitalin lokal ku po trajtojnë plagët e marra. Aktualisht të gjithë janë në kushte të qëndrueshme”- tha Michael Brunson, shefi i Departamentit të Policisë në Milëaukee.

Akoma nuk ka një të arrestuar për ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco