Gjendet e pajetë zyrtarja amerikane/ Kalimtarët e panë pranë një linje hekurudhore në Kiev

Gjendet e pajetë zyrtarja amerikane/ Kalimtarët e panë pranë një linje hekurudhore në Kiev

21:15, 30/09/2020
A+ Aa A-

Ka humbur jetën një punonjëse e ambasadës amerikane në Kiev, pasi ishte sulmuar në kryeqytetin ukrainas.

Sipas dëshmive të kalimtarëve, policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. 

Sanver Nikaelo u gjet pa ndjenja nga kalimtarët pranë një linje hekurudhore, në Kiev. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

“Gjatë kontrollit në sendet e saj personale, u gjet një kartë identiteti me emrin e saj ku thuhej se ajo është një punonjëse e ambasadës amerikane,” njoftoi policia.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është një burrë 30-40 vjeç, me flokë të shkurtër e të zinj, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë dhe atlete blu të errët, në momentin e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco