Rrëzohet avioni F-35B me vlerë 100 mln dollar/ U përplas në ajër me një tjetër avion cisternë KC-130J

Rrëzohet avioni F-35B me vlerë 100 mln dollar/ U përplas në ajër me një tjetër avion cisternë KC-130J

20:14, 30/09/2020
A+ Aa A-

Pasd iten e së martës, një avion luftarak F-35B u rrëzua pranë detit Salton, në Kaliforni, pasi u përplas në ajër me një avion cisternë KC-130J, duke e detyruar këtë të fundit të bënte ulje emergjente.

Piloti i avionit luftarak arriti të shpëtojë pasi u hodh me parashutë, përpara se F-35B, i cili kushton 100 milionë dollarë, të përplasej me tokën.    

Avioni cisternë KC-130J bëri ulje të detyruar në një fushë dhe asnjëri prej 8 pjesëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së martës, me atë lokale, kur F-35B pati kontakt në ajër me KC-130J, gjatë një tentative për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim për zbulimin e shkakut të këtij aksidenti ajror, i cili u mbyll fatmirësisht pa viktima, por me shkatërrimin e avionit luftarak F-35B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco