Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Politikani filmohet duke konsumuar kokainë: Isha nën ndikimin e alkoolit

FOTO/ Politikani filmohet duke konsumuar kokainë: Isha nën ndikimin e alkoolit

17:22, 30/09/2020
A+ Aa A-

Kryefjala e mediave evropiane është bërë një politikan suedez për shkak se është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Politikani i droguar është Darko Mamkoviq, i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping, i cili është filmuar teksa ishte duke konsumuar kokainë.

Lidhur me këtë ngjarje skandaloze, ka reaguar edhe vetë Mamkoviq i cili është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”-ka deklaruar politikani Mamkoviq.

Në videon e publikuar nga media e huaj Expressen.se. Mamkoviq shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanaçe me pike energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë.

Sipas pamjeve në video, Mamkoviq është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco