Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Irani e pranon, sanksionet amerikane na kanë dërrmuar

Irani e pranon, sanksionet amerikane na kanë dërrmuar

14:51, 30/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij edhe më parë është përballur me sanksione por që prej 3 vitesh ndodhet përballë me një lufte ekonomike.

Në një fjalim pas takimit të kabinetit të ministrave në kryeqytetin Teheran, Rouhani bëri vlerësime lidhur problemet ekonomike në vend dhe për sanksionet amerikane.

"Irani edhe më parë është përballur me sanksione por ato që po përjetohen sot janë ndryshe. Prej 3 vitesh ndodhemi përballë një lufte ekonomike. Qeveritë e mëparshme eksportonin të paktën 1 milion fuçi naftë me 120 dollarë. Çdo fuçi nafte kishte një çmim 104 dollarë para se të ulej në vitin 2013. Edhe bankat tona ishin në kushte më të mira", tha Rouhani.

Sipas tij, vendi po përballet me probleme të mëdha në eksportet e naftës këtë vit.

"Eksportet e produkteve të tjera duhet ta rikuperojnë këtë. Përgjegjësia e sigurimit të valutës së huaj që vendi ka nevojë mbetet mbi shpatullat e atyre që bëjnë eksporte jashtë produkteve të naftës", tha Rouhani i cili rikujtoi se Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) brenda organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vendosi Iranin nga lista gri në listën e zezë me arsyetimin se nuk ka përfunduar reformat financiare mbi financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Rouhani tha se ka një distancë mes valutës së huaj të nevojshme për institucionet shtetërore dhe atyre të siguruara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco