Angli, hiqen nga sytë e publikut, 5 papagajtë që tallnin dhe shanin vizitorët

Angli, hiqen nga sytë e publikut, 5 papagajtë që tallnin dhe shanin vizitorët

13:54, 30/09/2020
A+ Aa A-

Angli - Pesë papagaj në një park kafshësh të egra janë hequr sytë e publikut, pasi ata filluan të shajnë vizitorët. Papagajtë gri afrikanë u morën nga Parku i Kafshëve të Egra në Lincolnshire në gusht dhe i vendosën në karantinë së bashku.

Sidoqoftë, pasi i zhvendosën në kafazet jashtë në natyrë, zogjtë filluan të zhurmonin me më një gjuhë disi të zgjedhur. Ata tani janë zhvendosur në koloni të tjera larg veshëve delikatë.

Jess Newton tha se ishte shumë argëtuese të punoje me këta zogjkur mbërritën për herë të parë. Ao tha se ishte shpresuar se ata do ta "hiqnin zakonin".

Mirëpo,  kjo nuk shkoi siç duhej, tha shefi ekzekutiv i parkut Steve Nichols.

Papagajtë "shanin që të shkaktonin ndonjë reagim ose përgjigje" kështu që nëse njerëzit dukeshin të tronditur ose qeshnin, kjo po i inkurajonte ata ta bënin edhe më shumë, tha ai.

"Ndër ata të pestë, njëri do të shante dhe të tjerët i mbanin avazin", tha ai.

"Disa vizitorëve iu duk qesharake por kishte fëmijët që na vizitonin në fundjavë, ndaj ne vendosëm t'i largonim”.

"Unë shpresoj që ata të mësojnë fjalë të ndryshme brenda kolonive - por nëse ata do t’u mësojnë të tjerëve gjuhën e keqe dhe unë të përfundoj me 250 zogj që shajnë, sinqerisht nuk e di se çfarë do të bëjmë," shtoi ai.

Këta zogjtë nuk janë të parët në park që shkaktojnë trazira.

Ky parku është gjithashtu shtëpia e Chico, papagalli që u bë një sensacion në internet me interpretimin e tij të këngës së Beyonce 'If I Was a Boy', në fillim të këtij viti. Tani ai ka faqen e tij në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco