Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Ndërhyrje në luftë'/ Armenia akuza Turqisë: Sulmuat me F-16 një avion ushtarak në hapësirën tonë ajrore

'Ndërhyrje në luftë'/ Armenia akuza Turqisë: Sulmuat me F-16 një avion ushtarak në hapësirën tonë ajrore

17:31, 29/09/2020
A+ Aa A-

Dita ditës, situata po eskalon në kufirin Armeni- Azerbajxhan, teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmuar nga ajri.

Siaps ministrit të Jashtëm armen, një F-16 turk ka qëlluar një avion ushtarak armen SU-25, në hapësirën ajrore të Armenisë dhe piloti tashmë ka vdekur.

Turqia ka dënuar menjëherë këtë deklaratë duke e mohuar kategorikisht por nga ana tjetër Erdogan ka mbështetur hapur Azerbajxhanin, por jo se do e mbështesë ushtarakisht.

E njëjta situatë dhe tek Armenia, që e mbështet Rusia e cila ka dhe një bazë ushtarake aty.

Gjithë lufta tashmë po zhvillohet në territorin Nagorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe prej tre ditësh janë vrarë 100 persona, prej të cilëve ushtarë e civilë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco