Pas disa dekadash, zbulohet se kush është James Bond i vërtetë

Pas disa dekadash, zbulohet se kush është James Bond i vërtetë

14:40, 29/09/2020
A+ Aa A-

U deshën dekada, por përfundimisht është zbuluar fytyra e vërtetë e James Bond.

Insituti polak ka publikuar në rrjete sociale dokumentin e identitetit të James ( Albert ) Bond të vërtetë, një ndër agjentët më të suksesshëm.

James ishte një diplomat britanik i cili arriti në Varshavë në vitet 1960 në mes të Lufftës së Ftohtë dhe punoi si agjent i fshehtë.

Sipas Insitutit Bond arriti në Poloni në 18 Shkurt 1964 dhe u punësua zyrtarisht me një rol ushtarak brenda ambasadës Britanike.

"Dokumentet tregojnë se ai ka infiltruar në caqe ushtarake të paktën në dy raste. Ai u largua nga Polonia në 1965, një vit pas mbërritjes së tij. Çfarë po bënte me të vërtetë Bond në Varshavë? A ka përfunduar misioni i tij? Apo ishte thjesht një shaka me shërbimet sekrete polake, duke marrë parasysh që personazhi i Bond ishte i famshëm në të gjithë botën që nga vitet 1950? shkruhej në postimin e publikuar.

Ndërsa drejtoriesha e arkivit Marzena Kruk është shprehur për Reuters:

‘Ne dimë që në 1964 dhe 1965 ai ishte në Poloni dhe udhëtoi pak në vend. Ai pëlqente gratë si adashi i tij në film por nuk dimë që ai kishte qejf martini (pije alkoolike). Në të vërtetë nga informacionet që kemi ne dime që ai pëlqente birrën polake’. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco