Luftimet Azerbajxhan-Armeni, Turqia e gatshme të ndërhyjë?

Luftimet Azerbajxhan-Armeni, Turqia e gatshme të ndërhyjë?

13:40, 29/09/2020
A+ Aa A-

Teksa luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë vazhdon, Ankaraja zyrtare është gati ti shkojë në ndihmë aleatëve azerë.

Sipas asaj që raporton mediat turke, ushtarakë të lartë turq janë shprehur: “Do t’i ofrojmë gjithçka u duhet, si iu duhet atyre”.

Ndërkohë sipas gazettes “Hurriyet”, Turqia mund të dërgojë edhe ushtarë që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit nëse ky i fundit e kërkon këtë.

Ky është një ndryshim i madh në raportet e Turqisë me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi deri më tani, qeveria e Erdoganit i ka mbështetur me armë, dronë dhe municione.

Konflikti azero-armen:

Në zemër të konfliktit është rajoni i Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.

Vendet kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme rreth rajonit në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Megjithëse u shpall një armëpushim, traktati i paqes nuk erdhi kurrë.

Të dy vendet shtrihen në një zonë të rëndësishme strategjike të Europës Jug-Lindore, të quajtur Kaukaz. Vendet kufizohen me Turqinë në perëndim, Iranin në jug dhe Gjeorgjinë në veri. Rusia gjithashtu kufizohet me Azerbajxhanin në veri.

Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane. Gjatë periudhës Sovjetike, Nagorno-Karabakh. ishte një rajon me shumicë etnike armene, i kontrolluar nga autoritetet e Azerbajxhanit.

Ndërsa Bashkimi Sovjetik filloi të shkatërrohej në fund të viteve 1980, parlamenti rajonal i Nagorno-Karabakh votoi për t’u bërë pjesë e Armenisë.

Kjo çoi në përplasje etnike dhe pasi Armenia dhe Azerbajxhani shpallën pavarësinë nga Moska.

Mijëra persona vdiqën dhe deri në një milionë persona u larguan nga frika e spastrimit etnik nga të dy palët.

Forcat armene morën kontrollin e plotë të Nagorno-Karabakh, para se të shpallej armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia në 1994.

Pas kësaj marrëveshje, Nagorno-Karabakh mbeti pjesë e Azerbajxhanit, por është qeverisur nga qeveria armene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco