Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

COVID-19\ Montreali përfshihet në valën e dytë, risinin kufizime edhe në Quebec

COVID-19\ Montreali përfshihet në valën e dytë, risinin kufizime edhe në Quebec

13:27, 29/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Francois Legault sot njoftoi se prej ditës të enjte do të mbyllen baret, sallat e shfaqjeve si dhe kinematë.

Montreali, Lavali, Capitale-Nationale, me përjashtim të Portneuf dhe Charlevoix, dhe Chaudière-Appalaches janë zyrtarisht të mbyllura. Me një popullsi gati 5 milionë banorësh, pritet të përjetojnë muajt e trisht si në prill e maj.

Kryeministri i provincës frankofone Kebek, François Legault u shpreh se nuk ishte fort e lehtë vendimmarrja:- ‘Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona. Ka një rritje të konsiderueshme të rasteve. Kjo do të thotë rritje të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve. Situata është kritike dhe ne duhet të marrim vendime tani.’

Për t’u vlerësuar!

Vendbanimet për të moshuarit (CHSLD), do të autorizohen vetëm vizitat për qëllime humanitare;

Ndalimi i vizitave në shtëpi;

Mbyllja e bareve, kazinove dhe e dhomave të ngrënies nga 1 deri më 28 tetor;

Mbyllja e sallave të shfaqjeve, kinemave, sallave të pritjes, muzeve, bibliotekave. Priten masat kompensuese;

Bizneset do të qëndrojnë të hapura deri në një njoftim të dytë. Këty përfshihen trajtime estetike, hotele apo palestra;

Do të lejohen demonstratat, por mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme;

Të gjitha tubimet me një distancë më pak se dy metra do të ndalohen;

Rastet funbre do të marrin pjesë maksimumi 25 persona.

Këto masa do të merren për të gjithë provincën e Kebek-ut, për të qenë në gjendje të mbajë shkollat ??e hapura dhe të sigurojë që rrjeti i spitalit nuk do të mbingarkohet. Nuk ka asnjë garanci nëse do të rihapen më 28 tetor, gjithçka do të jetë në varësi nëse situata do të jetë apo jo në përmirësim.

Nëse rrjeti shëndetësor është i mbingarkuar nga rastet e COVID-19, do të duhet të anulohen mijëra operacione dhe pacientët do të duhet të presin sërish.

Këshillohet të shmangen të gjitha udhëtimet jo-thelbësore jashtë rajonit tonë. Rekomandohet që të mos ketë lëvizje midis rajoneve.

Një temë tjetër e diskutueshme: të gjithë demonstruesit tani do të duhet të mbajnë maska, përfshirë ata që kundërshtojnë masat e shëndetit publik.

Prej së mërkurës së mesnatë hyn në fuqi siguria publike për të ndaluar festa familjare apo grumbullime mes miqsh. Deri në një njoftim tjetër, prej ditës së enjte hyjmë zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë me masa të reja kufizuese. /AMP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco