Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO: Debati Trump-Biden vjen live në SYRI TV/ Si po përgatiten palët

VIDEO: Debati Trump-Biden vjen live në SYRI TV/ Si po përgatiten palët

13:22, 29/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e mërkurë ora 03:00 e mëngjesit, e gjithë bota do të ketë sytë tek debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden.

Për teleshikuesit shqiptar, debati vjen live dhe i dubluar në shqip në ekranin e Syri Televizion.

Por si po përgatiten palët për këtë debat?

Sipas Fox News, presidenti Trump nuk i është nënshtruar përgatitjeve tradicionale për debat. Ka raportime se ai ka marrë këshilla nga Chris Christie dhe Rudy Giuliani. Pasi fitoi ndaj Hillary Clinton në debatin e vitit 2016, ai tha se nuk do e teprojë me organizimin.

Kurse Biden ka zhvilluar disa seanca për të mësuar më shumë për batutat me këshilltarin Bob Bauer. Po ashtu ai ka zhvilluar edhe disa takime me grupin e ngushtë të ndihmësve të tij. Burimet thonë se ai po përgatitet në mënyrë intensive për këtë debat. 

Ballafaqimi 90-minutësh hap pjesën e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë. 

Drejtuesi i Fox News, Chris Wallace, do të jetë moderator i debatit, i cili do të transmetohet pa ndërprerje komerciale në çdo rrjet të madh televiziv amerikan përveç se transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë botën. Debati do të organizohet në Cleveland, në Universitetin Case Western Reserve të Ohios.

Temat e debatit janë planifikuar që të përfshijnë Gjykatën e Lartë, pandeminë e koronavirusit, ekonominë, problemet racore, dhunën në qytete dhe integritetin e zgjedhjeve.

Debati vjen ndërsa Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden të japë pëlqimin për të bërë një test droge. Kërkesa shumë e pazakontë e Trump është përqeshur nga ish-zëvendëspresidenti.

Përballja do të pasohet nga zv.presidenti Mike Pence dhe senatorja Kamala Harris, që do të përballen javën e ardhshme më 7 tetor në debatin e kandidatëve për zëvëndëspresident.

Trump dhe Biden do të takohen përsëri në fazën e debatit më 15 tetor dhe 22 tetor në dy debatet e fundit presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco