Kryebashkiaku rizgjidhet pas vdekjes

Kryebashkiaku rizgjidhet pas vdekjes

10:27, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një kryebashkiak rumun ka siguruar një fitore në zgjedhjet lokale pas vdekjes së tij nga COVID-19.

Jon Aliman fitoi një mandat të tretë si kryetar i bashkisë Deveselu një fshat në Rumaninë jugore, duke siguruar 64% të votave.

Zyrtarët thanë se emri i tij ishte shtypur në fletët e votimit dhe nuk mund të hiqej pasi ai vdiq në Bukuresht në 15 shtator.

Të tjera zgjedhje do të mbahet, thanë zyrtarët për Reuters, por vendasit kanë vizituar varrin e tij për të bërë nderime.

Një video në mediat sociale tregon një grup të madh fshatarësh që mblidhen rreth varrit të Aliman për të bërë homazhet e tyre.

‘Është fitorja juaj.’

‘Ai ishte një kryetar i vërtetë për ne’.

'Ai respektoi të gjitha ligjet. Unë nuk mendoj se do të shohim përsëri një kryetar bashkie si ai’ ishin disa nga fjalët e banorëve.

Aliman ishte një ish oficer detar dhe anëtar i Partisë Social Demokrate me prirje të majtë.

 Suksesi i tij në këto zgjedhje ishte një lajm i mirë për PSD.

Partia e tij humbi në disa vende të qytetit dhe këshillit në të gjithë Rumaninë nga aleanca e qendrës së djathtë USR-PLUS dhe nga qeveria qendrore Liberale (PNL), e cila kontrollon qeverinë e pakicës së vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco