Terrorizmi/ ‘Nëna e Isis’ arrestohet në Siri

Terrorizmi/ ‘Nëna e Isis’ arrestohet në Siri

09:53, 29/09/2020
A+ Aa A-

Alice Brignoli, gruaja e militantit italian të ISIS me origjinë marokene Mohamed Koraichi, u arrestua në Siri nga karabinierët del Ros, nën akuzat e bashkëpunimit me terroristët.

Në 2015 Brignoli dhe Koraichi, siç doli nga hetimet, u larguan nga Italia për të arritur Kalifatin, duke marrë me vete tre fëmijët e tyre: një herë në Siri, Koraichi mori pjesë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake të Isis ndërsa Brignoli kishte mbajtur një "rol aktiv' - thotë Ros - në edukimin e fëmijëve për kauzën e xhihadit".

Bashkeshorti i saj, nga sa mësohet, ka vdekur në Siri.

Urdhri u nënshkrua nga gjyqtarja hetuese Manuela Cannavale.

Historia e Alice 'Aisha' Brignoli dhe Mohamed Koraichi, emrat e të cilëve kishin përfunduar në listën e luftëtarëve të huaj italianë, u shfaq në maj 2015 kur nëna e gruas raportoi zhdukjen e tyre.

Çifti kishte sjellë tre fëmijët e tyre në Siri, më i madhi ishte shtatë në atë kohë dhe i vogli që ishte vetëm një vjeç e gjysmë.

Rruga e radikalizimit -  'Aisha' dhe burri i saj Mohamed (kur u larguan ishin përkatësisht 39 dhe 31 vjeç), sipas asaj që është rindërtuar, kishin filluar rrugën e radikalizimit në 2009, me lindjen e fëmijës së tyre të parë: ajo filloi të mbante shami dhe mësoi arabisht, ai rriti mjekrën dhe gjithnjë e më shpesh shfaqej rreth e rrotull në një tunikë të bardhë.

Me kalimin e kohës, të dy kanë ndërprerë lidhjet me familjet e tyre dhe janë larguar në maj 2015.

Ndalesa e parë ishte Turqia, nga ku më pas arritën në Siri.

Kur nëna e Aisha-s hyri në banesën e saj  gjeti vetëm një mesazh: "Unë jam larguar mos më kërkoni, nuk do të kthehem".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco