Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Deklaratë shokuese nga një zyrtar i lartë gjerman:‘Po të vijnë emigrantët këtu do ti pushkatojmë’

Deklaratë shokuese nga një zyrtar i lartë gjerman:‘Po të vijnë emigrantët këtu do ti pushkatojmë’

08:53, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë gjerman është pushuar nga puna pasi u filmua duke thënë se ‘nëse emigrantët do të vijnë këtu do të pushkatohen ose do të futen në dhoma gazi.’

Christian Lueth I cili ishte pjesë e partisë së djathë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD)  ka pushuar menjëherë nga posti I zëdhënësit të parlamentit pas deklaratave të bëra.

Gazeta Die Zeit raportoi se komentet u regjistruan nga gazetarë të fshehtë ndërsa Lueth po fliste me një bloger të ri në shkurt.

Takimi u filmua fshehurazi nga transmetuesi ProSieben për një dokumentar që do të transmetohej të hënën në lidhje me partinë e ekstremit të djathtë në  Gjermani.

AfD është një parti që në retorikën e saj politike nuk pajtohet me emigrantët dhe është cilësuar si anti-islam, e gjithë retorika ekstreme dhe përjashtuese nuk I ka sjellë një rritje të qëndrueshme të votave në elektorat pavarësisht që emigrantët u lejuan të vijnë në Gjermani që nga vitit 2015.

AfD e cila është dhe partia më e madhe opozitare në legjislacionin kombëtar ka qenë nën vëzhgim të shtuar nga agjensia e brendshme e inteligjencës gjermane mes shqetësimit se disa fraksione ekstreme po aktivizohen ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco