Donald Trump/ Gati testi rekord për koronavirusin

Donald Trump/ Gati testi rekord për koronavirusin

08:45, 29/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi për pajisjen me një test të shpejtë që mundëson përgjigjen nëse je i prekur apo jo nga Covid-19 për 15 minuta.

“Në këtë formë, po vërtetojmë se në një kohë kaq të shkurtër po fusim në qarkullim sistemin më të përparuar në botë për dallimin e të sëmurëve”, tha Trump.

Sipas tij, brenda kësaj jave 6,5 milionë teste të tilla do i shpërndahen shteteve. Lajmin e konfirmoi asistenti i sekretarit për shëndetësinë, duke e aplikuar para të pranishmëve provën e parë.

Rastet me virusin po shtohen ndjeshëm në mbarë botën e gjithashtu edhe në Amerikë. Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, njoftoi marrjen e masave për mbyllje të reja. Sipas tij, në shënjestër janë biznese dhe shërbime që nuk janë aq të nevojshme për jetën e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco