Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Gjermania në alarm/ Paralajmëron Merkel: Rrezikojmë të kemi mbi 19 mijë raste ditore me Covid

Gjermania në alarm/ Paralajmëron Merkel: Rrezikojmë të kemi mbi 19 mijë raste ditore me Covid

19:10, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kancelarja gjermane paralajmëroi se gjithçka po shkon drejt një mesatareje ditore prej mbi 19 mijë personash të infektuar me COVID-19.

“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel.

Merkel tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje, raporton Deutschewelle.

‘Numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale’, tha kancelarja Merkel.

Kancelarja theksoi se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, por që futbolli është diçka dytësor.

Ajo kritikoi gjithashtu autoritetet lokale, veçanërisht qeverinë e provincës së Berlinit, duke thënë se “diçka më në fund duhet të bëhet në atë qytet”.

Gjermania deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9534 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco