Macron dhe Aliyev diskutojnë mbi konfliktin e Ngorona Karabakut

Macron dhe Aliyev diskutojnë mbi konfliktin e Ngorona Karabakut

16:48, 28/09/2020
A+ Aa A-

Presidentët e Azerbajxhanit dhe Francës sot kanë diskutuar mbi përshkallëzimin e armiqësive pasi forcat armene sulmuan pozicionet ushtarake dhe civile të Azerbajxhanit në Ngorono Karabakut.

Sipas një deklarate nga Presidenca e Azerbajxhanit, Emmanuel Macron telefonoi Ilham Aliyev dhe shprehu shqetësim rreth përplasjeve në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, duke thënë se problemi duhet të zgjidhet përmes negociatave.

Aliyev theksoi se administrata armene ndërpreu qëllimisht procesin e negociatave dhe deklarata e kryeministrit Armen Nikol Pashinyan se "Mali i Karabakut është Armenia" i kishte dhënë një goditje serioze procesit, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Azerbajxhanit tha se ushtria armene sulmoi pozicionet e Azerbajxhanit dhe vendbanimet civile më 27 shtator, duke shkaktuar viktima civile dhe ushtarake, dhe ushtria azerbajxhanase filloi një kundërsulm si përgjigje, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, Aliyev theksoi se administrata armene është përgjegjëse për të gjitha ngjarjet.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën pasi forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, i cili njihet gjithashtu si Malësia e Karabakut.

Marrëdhëniet midis dy ish-shteteve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco