Referendumi/ Zviceranët i thonë jo mbylljes së kufirit, dështon partia më e madhe SVP

Referendumi/ Zviceranët i thonë jo mbylljes së kufirit, dështon partia më e madhe SVP

15:37, 28/09/2020
A+ Aa A-

Zviceranët të dielën dhanë mendimin e tyre në një referendum se a duhet të vazhdojë lëvizja e lirë në kufijtë e shtetit, me vendet e unionit.

Në rezultatet preliminare del se kjo nismë e SVP-së, partisë më të madhe në shtetin helvetik, nuk mori votat e nevojshme, që po del të jetë lajm i mirë për vendet si Kosova që presin liberalizimin e vizave.

Sipas iniciatorëve të kësaj nisme, lëvizja e lirë e njerëzve shkakton vetëm probleme dhe imigracioni duhet të kontrollohet pa lirinë e lëvizjes.

Zvicra që është një vend me një popullsi në nivelin e 8.6 milion banorëve parashikohet që gjatë 30 viteve në të ardhmen popullsia të shkojë në gati 10 milionë persona.

Sipas statistikave emigrantët përbëjnë ¼ e popullsisë së Zvicrës

Qytetarët e BE plus Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni përbënin 68% të 2.1 milion banorëve të huaj rezidentë të Zvicrës vitin e kaluar. Komunitetet më të mëdha ishin nga Italia, Gjermania dhe Portugalia. Më shumë se 450,000 zviceranë jetojnë në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco