Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Macron i ashpër me Hezbollahun në Libi, kujdes se ju nuk jeni aq të fortë sa mendoni

Macron i ashpër me Hezbollahun në Libi, kujdes se ju nuk jeni aq të fortë sa mendoni

14:09, 28/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron sulmoi të dielën udhëheqësit libanezë dhe Hezbollahun, duke kritikuar ashpër dështimin e tyre për të formuar një qeveri të re.

Ai e quajti dështimin një "tradhti " dhe tha se ishte "i turpëruar" nga udhëheqësit e Libanit.

Kritikat e tij vijnë pasi kryeministri i caktuar i Libanit Mustapha Adib dha dorëheqjen duke e cilësuar dështim tentativat për të formuar një qeveri të re.

Kriza në Liban u përshkallëzua ndjeshëm pasi një shpërthim afër portit të Bejrut vrau 190 dhe plagosi mijëra më 4 gusht.

Shumë kanë fajësuar keqmenaxhimin e qeverisë që lejoi 2,750 tonë metër nitrat amoni të ruheshin në një depo në port.

Donatorët ndërkombëtarë kanë thënë se ndihma për qeverinë varet nga reformat që po zbatohen.

Presidenti francez ka udhëhequr përpjekjen ndërkombëtare, duke vizituar Libanin shumë herë që nga shpërthimi dhe duke u kërkuar udhëheqësve të krijojnë reforma.

Macron tha të Dielën se Hezbollah, një grup militant, krahu politik i të cilit mban pushtetin në Parlamentin e Libanit, "nuk duhet të mendojë se është më i fortë se sa është".

Ai tha se Hezbollah "nuk mund të jetë në të njëjtën kohë një ushtri në luftë kundër Izraelit, një milici e lëshuar kundër civilëve në Siri dhe një parti e respektuar në Liban".

Ai vazhdoi duke thënë se pa reforma vendi "po shkonte drejt një krize që jo vetëm që do të ishte një krizë politike por që vetëm do të çonte në rrezikun e një lufte civile".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco