Rreth 40 universitete britanike infektohen nga koronavirusi, mijëra studentë në izolim

Rreth 40 universitete britanike infektohen nga koronavirusi, mijëra studentë në izolim

13:58, 28/09/2020
A+ Aa A-

Rreth 40 universitete nëpër Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar deri tani raste me koronavirus dhe mijëra studentë janë izoluar.

Ministrja e Shëndetësisë Helen Whately tha "duhet të jetë vërtet e vështirë" për studentët, por ata duan të vënë epideminë "nën kontroll".

Universitetet po punonin shumë për të qenë në gjendje të rifillonin mësimin në klasa. Por disa studentë kanë pyetur pse u është thënë të vinin, kur shumica e mësimdhënies po bëhej në distancë.

Në lidhje me faktin nëse studentët mund të kthehen në shtëpi për Krishtlindje në fund të kufizimit, zonja Whately tha se duhej "disa kohë pushim", duke shtuar se "është për të gjithë ne që ta vëmë nën kontroll këtë situatë në mënyrë që të kalojmë Krishtlindjet me familjet ".

Laburistët i kanë bërë thirrje qeverisë të marrë në konsideratë ndalimin e kthimit të të rinjve në universitete pasi shpërthimet e Covid duan të thonë që mijëra studentë të izolohen nëpër kampuse.

Në universitetet e prekura nga rastet e koronavirusit përfshihen:

Manchester Metropolitan University- ku rreth 1,700 studentëve u është thënë të izolohen për dy javë pasi 127 rezultuan pozitivë për virusin

Glasgow University  - ku 600 studentëve u është thënë të vetë-izolohen pasi 172 rezultuan pozitivë

Queen's University Belfast - - disa studentëve u është thënë të vetë-izolohen pasi një "numër i vogël" doli pozitiv

The University of Exeter, i cili gjithashtu ka raportuar një numër "të vogël" të rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco