Shpresë për vogëlushin që e hodhën nga taraca e Galerisë: 'Mund të qëndrojë pa u mbajtur'

Shpresë për vogëlushin që e hodhën nga taraca e Galerisë: 'Mund të qëndrojë pa u mbajtur'

12:39, 28/09/2020
A+ Aa A-

Londër- - Një vogëlush që pësoi dëmtime të rënda që i ndryshuan jetën kur e hodhën nga godina e “Tate Modern” në Londër, tani mund të qëndrojë i pandihmuar, ka thënë familja e tij.

Djali francez, në moshën gjashtë vjeç në atë kohë, ra 100 metra poshtë nga platforma e vrojtimit të Tate Modern në gusht të vitit të kaluar.

Ishte një 18-vjeçar, Jonty Bravery, i cili e hodhi djalin që atje. Ai u dënua për vrasje në tentativë dhe u burgos për 15 vjet në qershor. Gjatë dënimit të tij, në gjykatë u tha se fëmija do të kërkonte kujdes gjatë gjithë ditës deri të paktën në 2022-in.

Lëndimet e tij përfshinin një rrjedhje gjaku në tru dhe fraktura në shtyllën kurrizore, dhe ai ka mbetur në një karriere me rrota.

Viktima, i cili nuk mund të përmendet për arsye ligjore, kaloi kohë në Royal London Hospital përpara se të transferohej në një spital në Francë në gusht të këtij viti.

Vogëlushi ishte duke vizituar Londrën me familjen e tij gjatë pushimeve, në kohën kur e  sulmuan.

'Përparim i rëndësishëm'

Në një deklaratë për të gjithë dashamirësit që presin përparimin e fëmijës, familja e tij tha: "Ne tashmë po shohim përparim të ri: ai më në fund mund të qëndrojë në këmbë pa ndonjë ndihmë ose mbështetje!

"Për më tepër, kujtesa e tij gradualisht po përmirësohet: ai tani mund të kujtojë aktivitetet që ka bërë në të njëjtën ditë ose një ditë më parë!"

Në deklaratë shtohet se ai tani mund të hante pothuajse vetëm pasi ushqimi të ishte prerë dhe përgatitur për të, dhe mund të pijë "lëngje pak të trashura".

"Ky është një përparim shumë i rëndësishëm," tha familja.

Djali i kalon ditët e tij të javës në qendrën e rehabilitimit dhe qëndron me familjen e tij gjatë fundjavave.

"Për momentin, ne jemi ende larg shtëpisë, por kemi ardhur mjaft afër që miqtë e djalit tonë të vijnë dhe ta vizitojnë atë më shpesh, si dhe familjen tonë.

"Karantina na kishte izoluar kaq shumë: ishte vërtet, vërtet e vështirë. Ne besojmë fuqimisht në këtë qendër të re."

Një faqe për mbledhjen e fondeve për vogëlushin, deri tani janë mbledhur më shumë se 250,000 paund për kujdesin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco