VIDEO-FOTO/ Pasojat e luftës së re, Turqia dërgon avionë dhe luftëtarë

VIDEO-FOTO/ Pasojat e luftës së re, Turqia dërgon avionë dhe luftëtarë

12:43, 28/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër konflikt i armatosur ka shpërthyer duke marrë vëmendjen e opinionit publik botëror.

Armenia dhe Azerbajxhani rinisën luftimet për rajonin e Nagorni-Karabakut, një zonë që pretendohet nga të dy shtetet prej dekadash.

Luftimet e ashpra kanë lënë të paktën 39 viktima, kurse palët kanë përdorur armatim të rëndë, që nga artileria deri te tanket.

Në luftë janë përfshirë edhe palë të tjera. Sipas Daily Mail, Turqia mendohet se ka dërguar të paktën 4 mijë mercenarë për të ndihmuar trupat azere.

Krahas tyre janë dërguar edhe avionët luftarakë F-16. Nga ana tjetër Greqia, e cila është në konflikt me Turqinë, ka deklaruar mbështetjen për Armeninë.

Informacionet që vijnë nga zona e luftimeve janë akoma të paqarta, pasi të dy palët pretendojnë se kanë arritur fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco